Triumfon mes 350 autorësh, Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar ‘Pak Kyongni 2019’

19.09.2019 00:00:04
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin  Pakmimin Pak Kyongni për vitin 2019. Në një njoftim zyrtar të bërë nga Kim Uchang, shefi i komitetit të përzgjedhur, veprat e Ismail Kadaresë bëjnë që lexuesit të meditojnë dhe të ndihen ndryshe  rreth tyre marrëdhënieve me ngjarje të caktuara historike .

Ceremonia ku shkrimtari shqiptar është i ftuar të marrë çmimin do të zhvillohet të shtunën e 26 tetorit 2019, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut.

Çmimi që ka fituar autori i njohur shqiptar  shoqërohet  me një vlerë të konsiderueshme, prej  84 mijë dollarësh, duke e bërë atë një nga çmimet më të pasura ndërkombëtare të dhëna në letërsi.

Përzgjedhja bëhet pas shqyrtimit të 350 shkrimtarëve nga e gjithë bota, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara. Që nga korriku 2019, komiteti i përzgjedhjes kishte përpiluar një listë të 5 autorëve më të mirë nga të cilët shkrimtari shqiptar i lindur në Gjirokastra ishte fituesi për këtë vit.

‘Pak Kyongi’ është quajtuar i tillë në nder të romancieres nga Koreja e Jugut dhe u krijua që në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji.

Ky çmimet jepet për çdo vit  për një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin që kishte autorja në këtë fushë.

Kujtojmë që një vit më parë çmimi u fitua nga shkrimtari amerikan, Richard Ford.