Shqipëri/ Rritet sërish numri i vdekjeve nga koronavirusi, bien ndjeshëm infeksionet

19.04.2021 19:01:37

Gjatë 24 orëve të fundit, 5 persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në Shqipëri, duke e çuar në 2 347 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot u regjistruan 3 viktima më shumë.

 njoftuan autoritetet.

Numri i infeksioneve ka shënuar sërish rënie. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë, nga 138 që u raportuan dje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./