Shqipëri/Momenti kur besimtarët kapin autorin e plagosjes së 5 personave tek xhamia “Dine Hoxha”

19.04.2021 18:08:54

Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket momenti i kapjes së autorit 44 vjeçarit Rudolf Nikolli nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.

Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamish Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.e.su.