Shqipëri/ Sherr me policinë për shoferin e dehur, arrestohet kreu i PD në Gramsh

21.07.2018 11:32:30

Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Gramshit është shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme.

Mësohet se Elmas Haruni, në rolin e pasagjerit në një automjet të ndaluar nga patrulla, ka kundërshtuar forcat e rendit, duke mbrojtur drejtuesin e mjetit që ishte në gjendje të dehur.

Priten të tjera detaje për ngjarjen në fjalë, ndërsa policia ende nuk ka sqaruar se çfarë e provokoi shoqërimin.