Shqipëri/ Tre kontrollorët e ndaluar dalin para gjykatës, Prokuroria kërkon dënimin e rëndë për ta

09.04.2021 17:39:10

Tre kontrollorët e ndaluar pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit do të dalin nesër para Gjykatës.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren Flora Ndreca dhe arrest me burg për dy kontrollorët Armando Fezgën, kreu i sindikatës dhe Muhin Mezini.

Kontrollorët braktisën punën dhe u futën në grevë pas vendimit për të ulur rrogën e tyre.

Kjo bëri që të gjitha fluturimet të pezulloheshin për shkak të grevës. Pas këtij veprimi ata u zëvendësuan me kontrollorët turq dhe grekë.