Mjaftë populli zuri buzën më dhëmbë, duke i shikuar gabimet trashanike të kastës politike

09.04.2021 19:26:51

Skënder MULLIQI

Lufta në ish –Jugosllavi bëri që të formohen minishtetet, të cilat mëzi po mbijetojnë politikisht dhe ekonomikisht. Si duket as Kosovën e vogël nuk e kthjelli shumë lufta çlirimtare , e cila mori më vete shumë viktima.Nuk e analizuam dhe as që po e analizojmë luftën mirë , që ta kemi të ardhmën e ndritur si shtet dhe si komb. Nuk bëm analiza të duhura , e më shumë na tërhoqi euforia ,e cila na kushtojë më mos zhvillim të duhur të demokracisë, të politikës dhe të ekonomisë. Me shumë u mbushëm gjatë fazës së tranzicionit më energji negative, së sa më energji pozitive për ti avansuar proceset zhvillimore përpara. U instalua në pushtet një klasë politike , e cila nuk diti dhe as që dëshirojë ti realizon objektivat ashtu si duhet për shtetëndërtim dhe mirëqenje.Shteti nuk ka mundësi të jetë ligjor , pa premisat e tija elementare? Pushtetet ishin më shumë më logjikë autokratike të te menduarit dhe te vepruarit.Me logjikën e mashtrimit dhe më logjikën e keqpërdorimeve nuk bëhët shteti funksional dhe ligjor, dhe as që ka mundësi të fitohet në staza të gjata besimi i qytetarëve .Klasa politike në pushtet për 20 vite u treguan super mjeshter me mënyrat radikale të qeverisjës më Kosovën. Kjo ishte apsurde për shekullin 21. Dhe, kështu ngadalë erdhën në një situatë të keqe më premisa edhe tragjike për vendin . Nuk dua natyrisht ta mendojë më të keqën , por që situata politike , ekonomike dhe e sigurise erdhën në pëshore , kjo është më së vertetë. Periudha çlirimtare , përiudha e pavarësisë dhe lirisë, nuk u shfrytezuan mire . Porositë nuk ishin të mira për popullin e Kosovës. Nuk bëmë politika bashkohore , nuk bëm politika fitimprurese as në planin e mbrendshëm dhe as në planin e jashtëm.Klasa politike në pushtet, sikur nuk i dëgjojë zërat as të miqëve tanë nga jashtë, të cilët na ndihmuan ta kemi shtetin sovran dhe të pavarur.Nuk i ndëgjuan porositë e Amerikës mike, të Brukselit dhe as të NATO-së, që të luftohen deri në fund krimi i organizuar , korrupcioni dhe dukuritë tjera negative , që Kosovën e kan lënë shumë mbrapa ,të pazhvilluar dhe te izoluar nga bota demokratike . Kosovës i duhen përsonalitete të fuqishme politike , e jo ata që më shumë e kan rolin e aktorëve të filmit dhe te teatrit. Duket së garnitura e re e cila sapo e ka marr pushtetin, do të jetë garniturë e cila do të marrë vendime politike së bashku më popullin, e jo të ndarë nga populli siq na ndodhi deri më tash. Mjaftë populli zuri buzën më dhëmbë duke i shikuar gabimet trashanike të kastës deri sotme politike .Qytetarët më votën e 14 shkurtit dhanë porosi të qarta së si duhet ndërtuar sheteti i ri i Kosovës. Gabimet më nuk do te falën askujt. Ishte apsurditet i llojit të vet që u toleruan për një kohë shumë të gjatë gabimet dhe keqpërdorimet e pushteteve . Pushtetet autokratike nuk i duhen Kosovës, sikur që nuk i duhen as tregatarët e trojeve etnike…