Shqiperi/ Zjarr i madh, merr flakë pika e grumbullimit të makinave në rrugën Tiranë-Ndroq

10.08.2020 17:19:45

Përfshihet nga flakët një pikë e grumbullimit të skrapit dhe ‘varrezë makinash’ në rrugën Tiranë-Ndroq.

Sipas informacioneve, tre zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Raportohet se zjarri ka qenë me përmasa të mëdha, ndërsa shtëllungat e tymit shihen nga larg.

Kjo nuk është hera e parë që në një varreze makinash bie zjarr, kujtojmë se me datë 28 korrik, një pikë grumbullimi makinash në Kashar u mbulua nga flakët. Më poshtë foto nga vendngjarja: