Shqipëria: Ambasadori i ri i Arabisë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen

28.05.2018 16:05:55

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tonë, Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve. Kreu i Shtetit, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe asistencën financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Duke iu referuar mundësive në rritje të bashkëpunimit ekonomik, Meta shprehu besimin se kontributi i Ambasadorit Sharaf në këtë drejtim do të jetë shumë domethënës.

Një vlerësim të veçantë, Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.