Shqipëria dhe Hungaria, marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit

08.06.2021 15:40:17

Arrihet marrëveshja e pare mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit.

Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit. Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit Rama Orban në Budapest ditën e sotme.

Teksa ka publikuar disa foto të taklimit me kryeministrin Orban dhe delegacionet përkatëse, Rama shkruan se ishte një ditë e veçantë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë. Siç shkruan kryeministri Hungaria ka qenë historikisht një mbështetëse e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE.

Lajm në përditësim…