Sekretari amerikan Blinken komenton urdhrin e fundit ekzekutiv të Presidentit Biden, për...

Sekretari amerikan Blinken komenton urdhrin e fundit ekzekutiv të Presidentit Biden, për Ballkanin Perëndimor

09.06.2021 09:20:26

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ripohon angazhimin e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.