Shqipëri/KQZ-ja e Sorosit, ja si u katapultua si kryetar Denar Biba, njeriu që bllokon dekriminalizimin

22.02.2017 11:04:49

Denar Biba është sot njeriu që i tha jo heqjes së mandatit të deputetit me pistoletë në dorë Armando Prenga, mandat i cili nëse do të hiqej, do ti shkonte automatikisht LSI-së, pasi kandidatët e listës së PS-së janë ezauruar të gjithë.

Kur pak muaj më parë, Denar Biba u zgjodh në krye të KQZ-së me vullnetin e shumicës, ndoshta LSI e cila i dha votat pro tij, nuk e kishin lexuar të plotë CV-në e tij ku ai me krenari si punë të parë ka të qenurit ekspret ligjor pranë Fondacionit Sorros, pozicion të cilin sipas këtij dokumenti të dorëzuar nga vetë Biba, rezulton se e mban edhe sot e gjithë ditën, shkruan syri.net.

Një pozicioni i cili i është besuar që nga viti 2012 e deri më sot . Sepse nësë LSI do ta kishte ditur që edhe Kryetari i KQZ-së do të ishte thjeshtë një derivate i organizatës që ajo aq shumë e kritikon për rolin e vet në Shqipëri dhe sidomos, angazhimin për të sulmuar në cdo rast Ilir Metën, e sigurtë që prishja Rama-Meta do të kishte ndodhur edhe më herët.

Por sot jemi para faktit të kryer, dhe njëherë ato që quhen si fije okulte me të cilat Xhorxh Sorros lëviz mekanizmat e pushtetit aktual bëhen edhe njëherë shqetësuese. Më shumë se shqetësuese, problematike deri në dhunimin e ligjit dhe e gjitha kjo për të garantuar qoftë edhe një ditë më shumë, pushtetin e mbaruar të Edi Ramës.

Më poshtë gjeni të plotë CV-në e Kryetarit të KQZ-së, Denar Biba.