Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprat penale , “Kontrabanda me mallra të ndaluar” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Policia informon se ka rënë në pranga Ali Xhami, 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqën të Kukësit.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në PKK Morinë, është larguar nga parkingu i doganës me automjetin tip veture, me targa AA 778 KY dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, kishte të ngarkuar pleh kimik të llojit DAP, i cili është mall i ndaluar.









































