Shqipri/ Shqiptari kapet me mijëra euro kokainë, çfarë e tradhtoi ‘tregtarin profesionist’ të drogës

14.02.2021 13:45:06

Një 52 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme. Ai konsiderohet tregtar profesionist dhe i njohur për forcat e rendit.

Shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë, ndërsa po ngiste një furgon përmes Casale di San Basilio. Në sytë e policëve, 52-vjeçari tregoi një nervozizëm të pajustifikuar, një qëndrim që e shtyu oficerët e policisë të thellojnë kontrollet dhe të inspektojë automjetin.

Vendosur në një ndarje nën sediljen qendrore të kabinës, karabinierët gjetën një pako kokainë me peshë 1.90 kg, që rezultonte nga analizat cilësore të kryera më pas, 80% e pastër.

Nga sasia e drogës mund të nxirreshin 5,000 doza, për një vlerësim të përgjithshëm vlera prej më shumë se 60,000 euro.

Droga u sekuestrua, ndërsa shtetasi shqiptar u ndalua në komisariat dhe më pas me urdhër të gjykatës u dërgua në burg.