Studentët kërkojnë dorëhqejen e Nikollës, policia i ndalon

23.11.2016 13:25:05

Ashtu siç ishte paralajmëruar dhe një ditë më parë, Aktivistë të Lëvizjes për Universitet janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar dhe për të kërkuar dorëheqjen e ministres Lindita Nikolla

Studentët protestojnë kundër vendimeve klienteliste siç i cilësojnë ata të marra në dëm të studentëve dhe arsimit të lartë publik me ligjin të votuar javët e fundit në Kuvend. Por policia ka penguar studentët të protestojnë me arsyetimin se nuk kanë marrë lejë, ndërkohë që ata pretendojnë se i kanë njoftuar autoritetet përkatëse.

Në këtë situatë, studentët kanë deklaruar se “armiqtë janë në godinat e qeverisë dhe jo policit”. Sipas tyre, këta të fundit “nuk kanë faj, por përgjegjësi kanë shefat e tyre të korruptuar”.

Javën e kaluar studentja Mirela Ruko, pjesë e Lëvizjes për Universitetin në shenje proteste i hodhi ministres Lindita Nikolla nje shishe me salcë në kokë.