Shqiprim Arifi hap fushatën në Preshevë, salla nuk i zë mbështetësit e tij (Foto)

04.12.2017 19:51:53

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi e ka hapur fushatën zgjedhore për kryetar të Preshevës.

 

Zgjedhjet në këtë komunë shqiptare do të mbahen më 24 dhjetor dhe Arifi pretendon ta udhëheqë edhe për një mandat.

Salla ku u mbajt mitingu i madh ishte e vogël të zinte të gjithë ata që erdhen t’i japin mbështetje Arifit dhe listës së tij zgjedhore.

Arifi nuk ka bërë asnjë koalicion parazgjedhor, duke thënë se koalicionin e vetëm e ka me qytetarët.