VIDEO-BEQAJ:TË RINJTË KOSOVARË KANË SHUMË IDE PËR INOVACIONE

24.01.2018 22:15:04

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, vlerësoi qëllimi i krijimit të ministrisë së re nga Qeveria e Kosovës, ka dalë si nevojë për të pasur inovacione në Kosovë, pasi që vendi ka shumë të rinj që po mësojnë edhe për teknologji informative.

“Kosova ka shumë potencial për tregun e punës. Ne besojmë se përmes ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të punojmë që të krijojmë kuadro. Do të punojmë me universitet në fushën e rregullimit të programit për fushën që hynë ne ekonomi, do të punojmë më ndërmarrës. Do të jemi një vatër ku të rinjtë do të prezantojnë projektet e tyre. Do të përkrahim ata. Do të krijojmë qendra për inovacion, nuk kam gjetur përkrahje për qendër për inovacion dhe ndërmarrësi. Prishtina ka mbi 50 mijë studentë dhe ka shumë potencial. Këta njerëz janë ideal për të dhënë ide në ndërmarrësi. Ne do të i hapim derë edhe ndërmarrjeve siç janë ‘start up”. Ne përmes fondit që e kemi do të përkrahim ata që japin ide”, deklaroi Beqaj në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, bëri me dije se do të punojë që të krijojë në sensibilizimin e opinionit për ndërmarrësi.

“Ne do të përkrahim me ide të reja me fondin që kemi”, theksoi ai. I pari i ministrisë vlerësoi se duhet të dalim nga shabllonet që i kemi edhe nga mësimet në shkolla.

“Ideja është që të përkrahim edhe njerëzit kanë ide kritike dhe ide të reja. Unë kam analizuar edhe sistemin finlandez e cila është në një vendet e para. Element kyç për inovacion dhe ndërmarrësi.  Ne dëshirojmë që te jemi instrument për të larguar nga korniza”, tha ai.

Beqaj tha se po punojnë që të ndalin edhe të rinjtë të mos ikin nga Kosova. “Ne ende si shtet nuk kemi pasur mundësi të krijojmë identitet të ri ekonomi. Këtë identitet e krijojmë nga të rinjtë e të rejat. Ne mund të kemi shumë rezultate në ndërmarrjet ndërkombëtare. Jo vetëm me Call center”, theksoi ai.

Sipas tij Kosova ka nevojë që të ketë mësimdhënës të mirë. “Duhet që të punojmë që të  kemi arsimtarë të mirë”, tha ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.