Shqiptaret faktor stabiliteti edhe evropjan !!!!/Edhe një shqiptar udhëheqë një parlament tënjë shteti evropian

25.02.2019 01:31:24

Nga Sylejman Morina

Gjatë ditës së sotme Turqia ka votuar për kryeparlamentarin e ri.
Mustafa Şentop me shumicë votash (336 nga 600) është zgjedhur në krye të parlamentit turk.

50 vjeçari është i lindur në Turqi nga një familje shqiptare që ka emigruar më herët në Turqi, lajmrojne burimet e besushme .
Me zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, tashmë katër parlamente evropiane drejtohen nga shqiptar.
Şentop drejton parlamentin e Turqisë, Gramoz Ruçi është në krye të parlamentit të Shqipërisë, Kadri Veseli drejton parlamentin e Kosovës derisa Talat Xhaferi është kryetar i legjislativit të Maqedonisë.
Kjo është hera e parë që ndodh që katër shqiptar të drejtojnë institucionin më të rëndësishëm në katër shtete të ndryshme të Evropës