Shqiptarët i binden urdhrit, vetëm 1 gjobë për mosmbajtje maske nga rreth 1 mijë kontrolle

19.07.2020 14:09:59

ISHSH ka gjobitur ka 4 biznese për shkak se kanë shkelur protokollin anti-covid, nga inspektimet që janë kryer në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që vihet re një ndërgjegjësim i qytetarëve për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, duke qenë se nga 900 kontrolle të kryera është vendosur vetëm një gjobë.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-covid, realizoi mbi 900 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj Covid-19 në 24 orët e fundit.
Janë vendosur 5 masa administrative

4 masa administrative me gjobë në bar kafe/ restorant, market;
1 masë me gjobë ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
Respekto rregullat”, thuhet në njoftimin e MSH.

 

Shqiptarët i binden urdhrit, vetëm 1 gjobë për mosmbajtje Shqiptarët i binden urdhrit, vetëm 1 gjobë për mosmbajtje Shqiptarët i binden urdhrit, vetëm 1 gjobë për mosmbajtje Shqiptarët i binden urdhrit, vetëm 1 gjobë për mosmbajtje