Shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë në tenda në Francë

06.07.2017 10:56:42

Në Lyon ka shqiptarë nga Kosova e Shqipëria që vazhdojnë të jetojnë në tenda dhe në kushte aspak të favorshme

Nga Franca vazhdojnë të vijnë imazhe e pamje të tmerrshme. Qindra shqiptarë nga Kosova e Shqipëria vazhdojnë të vijnë në këtë shtet dhe të kërkojnë strehim e fatkeqësisht këtë nuk e gjejnë, raporton “Radio Televizioni Iliria e Gjenevës”.

Lyoni, një ndër qendrat e mëdha franceze vazhdon të mbetet pikëtakimi i shqiptarëve të ikur nga vendet e tyre, këtu takon tmerrin, përcjell albinfo.ch.

Këtu takon vuajtjen, dhembjen dhe shpresën për një ditë të re dhe eventualisht ndonjë lajm të ri për statusin e këtyre njerëzve që jetojnë në tenda.

Në Lyon ka shqiptarë nga Kosova e Shqipëria që vazhdojnë të jetojnë në tenda dhe në kushte aspak të favorshme.