Shqiptari vrau gruan në Greqi, ministria: Dy policë shpërfillën denoncimin për dhunë në familje

31.07.2021 08:56:25

Autoritetet greke kanë njoftuar se dy policisë kanë shpërfillur denoncimin për dhunë në familje më datë 11 korrik. Si pasojë, mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar ka therë me thikë gruan e tij.

Dy policët janë larguar nga banesa e tyre pa bërë kontrollet e nevojshme, e më pas erdhi njoftimi tragjik për humbjen e jetës së një gruaje

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, punonjësit e policisë janë të detyruar që  të kryejnë deri në fund detyrën e tyre dhe ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kanë vend në policinë greke. Pikërisht këto dy policë që janë dërguar për të verifikuar denoncimin për dhunë në familje nuk kanë reaguar si duhet, duke qenë se sinjalet ishin me përparësi të lartë.

“Policia është e detyruar të kryejë detyrën e saj, dhe në të vërtetë shumica dërrmuese e tyre e kryejnë atë me ndërgjegje dhe vetëmohim, në të gjitha rrethanat, ditë e natë, sa herë që qytetarët kanë nevojë për ndihmën e tyre. Për ata oficerë policie që nuk e kuptojnë këtë, nuk ka vend në Policinë Greke”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, postimi “profetik” i fqinjës së çiftit shqiptar ka shkaktuar mjaft tronditje. Gruaja që jetonte me familjen e saj në apartamentin ngjitur dëgjonte shpesh çiftin duke u grindur.

Një nga grindjet e fundit kishte qenë më datë 11 korrik, kur ajo denoncoi në polici dhe më pas shkroi në status në rrjetet sociale duke parashikuar fatin e të ndjerës. “Një ditë ai do ta therë atë”, shkruante ajo.