Shtatë persona dërgohen në spital pas të shtënave në universitetin e Ohios

28.11.2016 18:32:14

Në kampusin e Universitetit Shtetëror të Ohios janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, duke u bazuar në raportimet e Departamentit për Siguri Publike.

Shtatë persona janë dërguar në spital pasi incidentit.

Njoftimi i dytë i universitetit kishte të bënte me udhëzimet e tjera për t’u strehuar në zonën veriore të kampusit, ndërkohë që u bënte thirrje kujtdo brenda universitetit që kishte informacione apo njohuri mbi agresorin të telefononte policinë.