Shtatë shtator 1990 – historia e Republikës që nuk rrënohet dot

07.04.2017 11:23:38

(Një përqasje socio-historike e dhe aktuale, për Kushtetutën e Kaçanikut të shtatë shtatorit 1990, si vazhduese e Dekalaratës së 2 Korrikut, dhe paraprijëse e Referendumit për pavarësi të Kosovës, (shtator-tetor 1991), mbi të cilën u bënë ndryshimet e Kushtetutës dhe Kosova u konfrimua shtet. Këtë përqasje e bëj me rastin e ditës së kushtetutës së Republikës së Kosovës.)

Nga Rexhep Kastrati

Në kuadër të zhvillimeve në ish-Jugosllavi që ishin zhvillime që e përgatitën dhe i paraprinë shpërbërjes së saj, dhe kur taktizohej me forma hibride dhe më shumë taktike, kur secila palë synonte të zinte pozicione sa më të favorshme për vete, Kosova nëpërmjet Kuvendit të saj pat vendosur veten në pozitën e barabartë të republikave të atëhershme të shtetit jugosllav. Deklarata e 2 Korrikut, Kosovën e rikthente në pozitën e një entiteti të barabartë që do të merrte ato vendime që do të merrnin njësitë tjera të sih -federatës. Deri në një vendim tjetër, Kosova me ish-njësitë tjera të ish-federatës jugosllave do të komunikonte me emërtimin “Kosovë” dhe do të ndjekë vendimmarrjen e ish-njësive tjera të ish-federatës jugosllave. Ishte e qartë se ky vendim ishe edhe juridik, edhe politik edhe taktik, pasi që anulonte vendimin pararendës për ndryshimet kushtetuese, dhe e hapte rrugën për përcaktimin e saj si shtet i pavarur. Është kështu për faktin se shpërbërja e ish-Jugosllavisë ishte një proces i pakthyeshëm, vetëmse secila palë synonte që përgjegjësinë ta bartte te të tjerët, për t’i shmangur edhe pasojat eventuale.

Ky ishte konteksti socio-politik, politiko-juridik dhe socio-historik që i parapriu shpalljes së Kosovës Republikë, pra emërtimin e saj si republikë që do të kishte gjithë të drejtën për të ndërmarrë hapat që do të ndërmerrnin ish-njësitë tjera të ish-federatës jugosllave. Shpallja e Kosovës Republikë që e tejkaloi fazën e komunikimit të saj veç me emërtimin “Kosovë”, dhe e hapi rrugën për shpallljen e referndumit për pavarësi, është ngjarja më e rëndësishme për Kosovën që nga Marrëveshja e Bujanit e 31 dhajtorit 1943 dhe 1 e 2 janarit 1944, dhe pas lejimit të përdorimit të flamurit shqiptar, më 9 dhjetor 1968 dhe Kushtetutës së vitit 1974.

Me këtë kushtetutë, që u bë e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, Kuvendi i Kosovës kishte shprehur hapur aspiratat dhe palnet për të mos vazhduar të jetë peng i marrëveshjeve dhe i situatave që të tjerët kishin prcaktuar për të, por të hapërojë rrugës së emancipimit dhe të lirisë së saj, të subjektivitetit dhe të protagonizmit të saj në raport me veten dhe me të tjerët në kontekst të zhvillimeve të kohës. Kosova e kishte bërë të qartë se do të dilte nga federata jugosllave menjëherë pasi këtë ta bënte republika e parë që do bënte këtë. Kosova nuk mund të ishte edhe më tej pjesë e një shteti sllav, në të cilin nuk do të jetonin vetë sllavët. Dhe rruga për këtë kalonte pikërisht nëpërmjet Kushtetutës së Kaçanikut. Mosdeklarimi i pavarësisë para republikave të tjera ishte një lëvizje taktike dhe politike, për të shmangur fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nga ajo, e së këndejmi të ballafaqohej me pasojat e hegjemonizmit serb, por priti që këtë ta bënin të tjerët, në mënyrë që Serbia të përqendrohej në luftime me të tjerët. Në Kosovë, nuk do të mund të kishte luftë, por vetëm masakra, sepse të gjitha institucionet e sigurisë që nga policia e deri te Mbrojtja territoriale i kishte uzurpuar Serbia, për dallim nga republikat tjera që në të shumtën e rasteve i kanë mbajtur edhe pas fillimit të luftave.

Dhe që nga atëherë e deri më tash, ka pasur vazhdimisht tendenca edhe të Serbisë, edhe të të tjerëve që fazat e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë t’i fillonin nga Kosova dhe t’i vazhdonin vetë, por presidenti Rugova, ka bërë gjithçka që ta shmangë këtë, duke bërë të qartë se në Kosovë nuk mund të ketë luftë, vetëm masakra. Në këtë mënyrë, arriti të shmangë një gjakderdhje para të cilës gjakderdhja në Bosnjë nuk do të ishte gjë, dhe arriti që të mbante konfliktin dhe luftën frontale larg Kosovës dhe larg shqiptarëve.

Mirëpo, strategjia serbo-ruse, por edhe e të tjerëve për të filluar fazë të vazhdimit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nga Kosova po vazhdon edhe sot e gjithë ditën. tashmë kur kemi arritur në fazën përfundimtare të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë e që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve ndërmjet shteteve që kanë dalë nga ajo, ka kohë që po synohet që në Kosovë të ndodhë destabilizmi i saj dhe të hapet rruga për destabilizimin e rajonit, e që do të pasohej me gjakderdhje e me ndryshim kufijsh në rajon. Krahas kësaj, Serbia, Rusia dhe aleatë të tyre po synojnë që disa vite që ta afirmojnë sektën okulte të Albinit që të jetë në pozitë për të ardhë në krye të Qeverisë së Kosovës dhe të hapë platformën e Tadiqit për bashkimin e Kosovës me shtetin shqiptar, duke marrë Serbia një pjesë të saj. Dhe gjithë anagzhimet janë në këtë drejtim, madje edhe kërcënimet me luftë dhe me gjakderdhje në rajonin tonë.

Krahas kësaj është një proces tjetër që ka filluar më 1998 e këndej, e që është procesi i derepublikësimit të Kosovës. Siç ka dalë edhe nga dokumente të kohës, linja e Tiranës/Kretës kishte hequr emëritmin Republikë nga emërtimi i Kosovës dhe e kishte lënë vetëm Kosovë. Kjo do të thotë se qëllimi i daljes së saj ishte që Kosovën ta kthente në kohën e Deklaratës së 2 Korrikut, e që do të thotë se do të zhbënte gjithë proceset që kishin ndodhur dhe ta kthente në një fazë fillestare të saj kur ende nuk kishte filluar shpërbërja faktike e ish-Jugosllavisë. Kjo ka vazhduar edhe gjatë viteve  dhe është vërejtur në mënyrë më të rëndë në emërtimin e Forcave të Armatosura, pa emërtimin Republikë.

Dhe kjo është në përputhje me planin serb që po quhet i Vuçiqit, por që është një plan i fundluftës së Dytë Botërore për një shtet të prëbashkët ndërmjet Jugosllavisë dhe shtetit shqiptar. Në fakt, rimarrja e këtij plani nga ana e Vuçiqit është edhe një konfirmim i bashkëveprimit dh bashkërendimit të Serbisë dhe të linjës së Tiranës/Kretës me Serbinë, mbështetur edhe nga qeveritë e Tiranës që nga Nano e këndej. Roli i Tadiqit në bashkimin e Ramës me Metën, në Shkodër në prag të zgjehdjeve të vitit 2013 kujton shumë rolin e komunistëve jugosllavë në krijimin e PDSH-së dhe vendosjen në krye të saj të Enver Hoxhës. Së këndejmi edhe bashkëpunimi ndërmjet Vuçiqit dhe Ramës për një treg të përbashkët dhe për një union doganor që po quhet Jugosllavia e re me shtetin shqiptar, tregon edhe një herë se strategjia për rikthimin e Kosovës në gjendjen e para 7 shtatorit 1990, ka qenë në thelbin e shfaqjes së linjës së Tiranës/Kretës pas takimit Nano – Milosheviq në Kretë, më 1997, si dhe kuptimin e shprehjes së “Beogradi është kryeqytet i shqiptarëve të Kosovës”.

Edhe “Ballkania” e Adem Demaçit, po shihet qartë nuk ka qenë ndonjë plan personal-privat, por një plan, një modalitet i shpërfaqjes së skenarëve dhe platformave të hershme panballkanike dhe të federatave të ndryshme ballkanike, që do ta kontrollonin serbët dhe grekët.

Tashmë kur janë mbushur 27 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, që bashkë me Deklaratën e 2 Korrikut dhe me Referndumin për pavarësi të vitit 1991, kanë vënë themelet e shtetit të Kosovës dhe kanë bërë Kosovën subjekt ndërkombëtar për vendimmarje dhe palë në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, mund të thuhet hapur se përpjekjet për devalvimin e rëndisë së saj, janë përpjekje për ta zhbërë historinë dhe për ta rikthyer Kosovën në kulisat dhe sqetullat serboçruse dhe për ta shmangur nga konteksti gjeopolitik e gjeostartegjik euro-atlantik.

Edhe pse përcaktimi i shqiptarëve, pra jo vetëm i Kosovës është konteksti gjeopolitik e gjeostrategjik euro-atlantik, edhe pse Kosova dhe shqiptarët kanë bërë shumë në forcimin e pozitës së tyre ndërkombëtare, megjithatë këmbëngulja për të destabilizuar vendin, për ta rrëzuar një Qeveri me orientim dhe mbështetje të plotë euro-atlantike, për ta zëvendësuar me një Qeveri proserbo-ruse në krye me Albin Kurtin, si dhe përpjekjet për të imponuar një të ashtuquajtur Jugosllavi me shtetin shqiptar brenda saj, vazhdojnë të jenë sfida dhe rreziqe për Kosovën dhe për shqiptarët edhe në këtë përvjetor të Kushtetutës së Kaçanikut.