Ndërpritet kontakti mes Rusisë dhe SHBA-së: Rritet rreziku i përplasje se aeroplanëve në Siri

07.04.2017 11:18:16
Presidenti rus Vladimir Putin, do të mbajë një takim me këshillin e tij të sigurisë për të diskutuar rreth sulmit raketore amerikan në Siri, ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se Rusia do të mbajë kanale e hapura teknike dhe ushtarake të komunikimit me Uashingtonin, por nuk do të shkëmbejnë asnjë informacion nëpërmjet tyre, shkruan The Guardian.

“Në dritën e sulmeve raketore, rreziqet (e përplasjeve midis avionëve rus dhe amerikan) janë dukshëm më të larta”, ka thënë zëdhënësi, transmeton lajmi.net.

Sulmet janë kryer në interes të shtetit islam dhe grupeve të tjera radikale që veprojnë në Siri, shtoi Peskov.