Shtatë vjeçarja nga Aleppo falenderon Ronaldon, ka edhe një kërkesë për të

25.12.2016 23:14:18

Pas mesazhit që ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, dërgoi për fëmijët e Aleppos, e gjithë bota u përplot.

Por prapa tij qëndron një shtatëvjeçare e cila është ndjerë më se e sigurt dhe më e qetë kur dëgjoi që Ronaldo po dërgon dhe disa ndihma për bashkëmoshatarët e saj.

Është Bana Alabed nga Aleppo, ajo që poashtu tronditi gjithë botën me raportimet e saj për gjendjen në të cilën gjendej ajo dhe gjithë vendasit e saj si pasojë e luftimeve të përgjakshme dhe bombardimeve në Siri.

Por fati deshi dhe ajo shpëtoi. Ajo tashmë gjendet e sigurt në një qytet të Turqisë, pas vendimit që të gjithë banorët e Aleppos, të evakuoheshin, njofton Klan Kosova.

E përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bana e ka falënderuar Cristiano Ronaldon për ndihmën dhe mesazhin e përzemërt që ka dërguar.

Por sigurisht që Bana del të jetë dhe adhuruese e Cristiano Ronaldos pasi atij i ka kërkuar edhe dresin e tij..