Shtëpia e Bardhë ”nuk i beson” Serbisë, u furnizuan me kerozinë në Kosovë (Foto)

18.08.2016 10:53:28

Shtëpia e Bardhë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk i ka besuar aeroportit të Serbisë për ta furnizuar me kerozinë aeroplanin e zëvendëspresidentit Joe Biden dhe aeroplanët e tjerë shoqërues të tij.

Në disa foto, ku shihet aeroplani i zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke u furnizuar me kerozinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga kompania e cila furnizon me karburante rregullisht aeroportin.

Sipas njohësve të sigurisë, furnizimet e aeroplanëve me të cilët udhëtojnë burrështetasit botërorë janë mjaft kritike dhe ka shumë rëndësi kualiteti i aviokarburantit dhe siguria e integriteti i operacioneve, prandaj edhe furnizimet e ngjashme bëhen gjithnjë në vende ku ka më shumë mirëbesim dhe siguri.