Shtëpia e djegur në Gjakovë me vlerë 100000 euro

13.11.2016 14:47:26
Gjatë natës së djeshme, Policia e Kosovës ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është djegur një shtëpi në Gjakovë.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Dëmet materiale dyshohet të kapin shifrën rreth 100.000 Euro, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.