Shteti i përfshirë në grabitjen e madhe të Rinasit? Basha renditet 3 faktet

11.04.2019 15:46:41

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ngritur dyshime se grabitja e bujshme në Rinas pasditen e dy ditëve më parë, është kryer me përfshirjen e strukturave shtetërore.

Në një deklaratë nga selia blu, Basha renditi “3 fakte” që sipas tij krijojnë këto dyshime të arsyeshme.

“Në bordin e autoritetet civil është vetë ministri i Brendshëm (Lleshaj), por policia nën drejtimin e tij ka për qëllimin e tij të ruajë pushtetin e Ramës. 48 orë pas ngjarjes dalin fakte tronditëse. Ngjarja duhet të ishte parandaluar nëse do zbatohej nga policia urdhëri i datës 5 gusht 2018 nr 130, që kërkon që Policia e Shtetit të shoqërojë dhe ruajë transportimin e vlerave monetare mbi shumën 950 mln lekë dhe kërkon jo vetëm të shoqërohet, por të garantohet nga Policia çdo ngarkesë me para, ndërkohë policia se ka bërë detyrën. Murataj, truri i grabitjes su kap dhe arriti të planifikojë e ekzekutojë 4 grabitje të tjera”, tha Basha.

“Fakti i dytë është se Rama ka shkelur Kushtetutën duke emëruar Lleshin kryetar të këshillit drejtues të aviacionit civil, e ka vendosur që para grabitjes së parë në Rinas. Në drejtimin e Lleshajt aeroporti i Rinasit është grabitur 2 herë”.

“Kompania koncesionare ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë. Eno Bushi, avokat i firmës është edhe avokati i Riformatos, piloti italian që rrëzua me avionin me drogë në 2015-ën, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka qenë drejtoreshë e ministres Belinda Balluku”, shtoi.