“Shteti Islamik është i copëtuar, e morëm Sirtën“

05.12.2016 23:42:41
Forcat libiane kanë marrë kontrollin e plotë të Sirte, një qytet që e mbanin xhihadistët e Shtetit Islamik, thanë zyrtarët libianë.

“Forcat tona kanë kontroll të plotë të Sirte” pas një beteje që zgjati më shumë se gjashtë muaj, i tha AFP një zëdhënës i forcave pro-qeveritare, Reda Isa.

Isa ka thënë se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) po “shpërbëhet”.

Sirte është qyteti i fundit i madh që ishte nën kontrollin e Shtetit Islam.