Shtohen turistët në Maqedoni

12.09.2016 14:21:44

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) Maqedonia ka patur më tepër vizitorë në korrikun e këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

129.656 turistë e vizituan Maqedoninë në korrik, kurse numri i fletjeve arriti në 526.693. Kjo paraqet një rritje prej 8.3% e turistëve dhe 1.2% e fletjeve.

Numri i turistëve vendor është rritur për 5.9%, ndërkaq i atyre të jashtëm është rritur për 10.7%. Fletjet e turistëve vendas janë ulur për 0.4%, kurse e atyre të huaj janë rritur për 5.5%.

Në periudhën janar – korrik 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve vendas është rritur për 8.6%, kurse i atyre të huaj, për 8.5%.

 

 

Në periudhën janar – korrik 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i fletjeve të turistëve vendas është rritur për 5.2%, kurse i atyre të huaj, për 5.4%.

Më së shumëti turistë të huaj kanë ardhur nga Turqia, Serbia, Bullgaria, Holanda, Greqia, Shqipëria, Gjermania dhe vende tjera.