Shtyhen seanca Kuvendit në shenjë solidarizimi me Haradinaj

02.03.2017 12:14:24
Punimet e seancës së Kuvendit të  Kosovës, janë ndërpre për sot në shenjë solidarizimi me Ramush Haradinaj, pas shtyrjes së vendimit për të nga gjykata franceze deri më 6 prill.

Kërkesa për shtyrje të seancës u paraqit nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti dhe u përkrah edhe nga LDK.

Seanca do të vazhdojë punimet të hënën.