Shtyhet deri më 27 prill vendimi për Haradinajn

Shtyhet deri më 27 prill vendimi për Haradinajn

06.04.2017 15:34:21

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Colmar të Francës, ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Trupi gjykues në Colmar të Francës ka deklaruar që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Pas përfundimit të seancës, Haradinaj para medieve ka thënë se jemi në rrugë të drejtë dhe se e drejta do të fitojë.

“Është pritur që nuk do të merret vendimi sot, do të presim edhe tri javë tash deri më 27 prill”, tha Haradinaj.