Shtyhet seanca për Doshin, Bamin e Frrokun

06.03.2017 11:56:32

Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që të shtyhet seanca për Tom Doshin, Durim Bamin e Mark Frrokun në Gjykatën e Lartë.

Gjykata ka njoftuar se seanca është shtyrë për në datën 20 mars.

Durim Bami është i bashkëpandehur me Mark Frrokun dhe Tom Doshin, të akuzuar për deklarim të rremë në lidhje me një skenar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe deputetit tjetër Mhill Fufi.

Bami akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet që nëpërmjet kontratave për shitblerje dhe dhënie me qira apartamentesh ka tentuar të justifikojë të ardhura që nuk u dihet burimi.