Lulzim Basha: Duam zgjedhje pa kriminelë, Rama mban pushtetin falë krimit

06.03.2017 12:07:03

Në një status të shkurtër në rerjetet sociale, kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama se kërkon të qëndrojë në pushtet falë mbështetjes së krimit.

Basha, ka shpërndarë spotin e rradhës së kësaj partie në mbështetje të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin. Edi Rama do pushtet dhe para. Vetëm krimi ia siguron votat dhe paratë.Duam zgjedhje pa kriminelë, zgjedhje të lira”.

Në ditën e 15-të të protestës përballë kryeministrisë, opozita nuk heq doë nga kushtet e saj, pasi kërkon krijimin e një qeverie teknike që do të gaerantojë sipas saj zgjedhjet të lira dhe të ndershme me 18 qershor.

Prej më shumë se dy javësh, opozita ka bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare, pavarësisht nga thirrjet e faktorit ndërkombëtar për t’u kthyer në Kuvend dhe për të nisur punën për zbatimin e ligjit të “Vetting”-ut.