Shtyhet vizita e Pacollit në Suedi, shkak kushtet e papërshtatshme atmosferike

12.12.2017 15:20:52

Vizita zyrtare e Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, e paraparë për sot, në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër.

Kjo ka ndodhur si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike. Vizita zyrtare në Suedi, ku ishin paraparë takime me homologen e Ministrit Pacolli, Ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Vizita në Suedi është në kuadër të turneut diplomatik të Ministrit të Jashtëm Pacolli në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.