Shtypi rus: Strategji e re për Ballkanin, kthim në rajon

04.12.2017 12:27:52

Nëse pranohet projketi amerikan për strategji të re për Ballkanin, kjo do të thotë kthim në rjon, duke mos lejuar fuqizimin e faktorit rus.

Gazeta ruse, Komersant, bën të ditur se projekti Strategji e re për Ballkanin, e përpiluar nga Këshilli Atlantik, ndodnëse nuk ka karakter zyrtar, ndikon shumë në politikën e SHBA-ve, që ngre mundësinë që ky projekt të mund të shërbejë si platformë për politikën amerikane ndaj Ballkanit.

Kjo gazetë bën të ditur se synimet e Vashingtonit për angazhim më serioz për Ballkanin vërteton fakti që për ambasador të SHBA-ve ka emruar Hoyt Brian Yee, i cili aktivisht është marrë me çështjen e Ballkanit.