Shuhen vatrat e zjarreve në Shëngjin

24.08.2019 14:54:21

Mëngjesin e sotëm Shëngjini ka gdhirë me mot të mirë dhe pa flakë zjarresh, në malet përreth.

Përkundër angazhimit të vazhdueshëm të zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, flakët e zjarrit janë shuar tek pas reshjeve të shiut.

Në malet përreth qytetit më nuk ka vatra zjarri.

Ndërsa, plazhet e Shëngjinit  sot janë përplot me pushues.