Shuplaka e Amerikane dhe fundi tragjik i Kadri Veselit?!

02.10.2019 11:03:10

Nga Binak Maxharraj

Kadri Veseli është figura me tragjiko-komike në zgjedhjët e sivjeme.Si I pa kokë po merr turr në fushatë pa pikë mençurije,por më shumë rrena dhe mashtrime dhe me denigrime ndaj kundër kandidatëve.Kadri Veseli më shumë po e luan rrolin e një tregëtari të keq malli i të cilit nuk po i shitet sepse ne treg po nxjerr mall të prisht të dalur afati.

Kështu Kadri Veseli në këtë fushatë e ka nxjerrë në treg në të gjitha tezgat anë e mbanë Kosovës mallin specifik të quajtur korrupcion te prodhuar ne uzinat dhe klanet mafioze të PDK.Po mundohet ta shesë,por nuk po mundët ta shes edhe përkundër rrenave dhe spekulimeve se ky mall është cilësor sepse ky mall është specifik i PDK dhe nuk e don askush,është mall qe i ka daë afati.

Kadri Veseli jo vetem që gjatë fushtës mundohet me e shitë korrupcionin e prodhuar ne uzinat e PDK,por ai u ka hi edhe rrenave dhe shpifjeve ndër me te ndyshme duke e treguar fytyrën e vetë të pafytyrë duke drejtu rrena dhe shpifje për partit tjera në garë.Këtë e banë sepse e ka kapë trishtimi dhe tmerri së do ti humbë zgjedhjet sepse kësaj partije dhe Kadri Veselit askush më nuk i beson sepse kjo parti me hajnit dhe plaqkitjën e popullit e ka humb imaxhin e vet.Se kendejmi atij po vjenë një fund i keq tragjiko-komik i cili do ta nxjerr ne opozitë, ai po mundohet të shpifë ndaj partive tjera se gjoja e vetmja parti proamerikane është PDK kurse për partit tjera lëshon helm e vrerë si antiamerikane,çka është krejtëlsishtë e kundërta.

Ai shkon aq largë sa ka guxim ta përdor edhe një poster me Presidentin Trumb për fushat zgjedhore çfarë bënë krim ndaj Amerikës.Kjo është hera e dytë qe mundohet te ia fut thikën pas shpine Amerikës sikur heren e parë qe bani së bashku me Hashim Thgaçin dhe Ramush Hrajdinaj me 21 dhjetor te vitit 2017 për te çfuqizuar Gjykatën Speciale.

Duke i parë këto marifeta te ulëta të Kadri Veselit me mendje të çekujlibruar ia para reaguar fuqishëm së Amerika nuk përzihet ne punët e fushatës,se nuk e përkrah asnjë parti,por do ta përkrah fuqishëm ato parti te cilat i fitojnë zgjedhjet te cilat e marrin besimin e popullit.

Por sot edhe Ambasada Ameikane në Prishtinë i ra shuplakë fytyrës Kadri Veselit i cili po shitet si “proamerikan”i rrejshëm se sa partit tjera,duke reaguar ashpër ndaj “proamerikanit” Kadri Veseli ku thuhet së:”Qeveria e Amerikës nuk e mbeshtet asnjë parti dhe asnjë kandidat për kryeministër.Qeveria Amerikane fuqishëm e repekton vullnetin e popullit që te zgjedhin arëdhmerin e tyre” dhe se fuqishëm do te bashkëpunojnë fuqishëm me ato parti qe i fitojn zgjedhjet.

Ky është akti i fundit fatal dhe tragjikë i Kadri Veseli te cilit asgjë nuk po i shkon mbarë por vetem mbrapështë,sespe partria dhe politika nuk udhëhiqën me rrena,dallavere,intriga dhe mashtrime.Ai ka harru qe populli i jonë ëstë i mençur edhe përkundrjet nenshtrimit qe po ia banë kupola e krimit të organizuar qe sa vite.Finalja dhe fundi i tij i tmershëm do te ndodhë me 6 tetor 2017,e cila edhe do te shenohet si datë historike,si datë për çlirimin e dytë të Kosovës nga kapësit e shtetit.

Posteri manipulues i Kadri Veselit