Kështu nis dokumentari “Deportation Class”, prodhimi gjerman që i ka dedikuar 1 orë e 30 minuta historisë së dëbimit të shqiptarëve nga Gjermania.
“Deportation Class” fokuson objektivin në mënyrën se si janë dëbuar shqiptarët azilkërkues nga Gjermania përmes një plani të detajuar: që nga planifikimi i dëbimit kolektiv, mbërritja në mes të natës në banesat e tyre e deri tek ardhja në vendin e origjinës, në Shqipëri.
Dy regjisorët gjermanë, Carsten Rau dhe Hauke Wendler kanë ndjekur nga afër dëbimin kolektiv që i është bërë shqiptarëve në Mecklenburg-Vorpommern . Edhe më herët, ata kanë qenë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni, pasi dy vite më parë dokumentuan në filmin e tyre “Willkommen auf Deutsch” se si Gjermania reagoi ndaj të sapoardhurve.
Ne “Deportation Class”, ata përshkruajnë ndjenjat e mendimet e të kthyerve duke i shfaqur ata si njerëz me dinjitet.
Dokumentari është shfaqur në festivalin e Mynihut në muajin maj, ku edhe është vlerësuar nga kritika.