Nga: Ahmet Asani
Tani kur populli shqiptar ndodhet para një sprove të madhe, misionarët e të keqes bëhen sikur nuk i njohin nxënësit e tyre, bëhen sikur engjuj të pafajshëm dhe në emēr të frymës pluraliste vazhdojnê ende të lëvizin e shpërndajnë vi-rusët e mendimit dhe veprimit monist!
Është i dhimshëm fakti që gjenerata të shumta, që janê infektuar nga vi-rusët e të keqes, kanê vepruar dhe ende veprojnë në bazë të urdhërave engramatike, te cilat ua kanë mbjellur në kokë misionarët e të keqes!
Detyrë e secilit njeri e parasegjithash e intelektualit është që ta gjej e ndal burimin të keqes, të bëjë dritë që njerëzit të largohen nga terri! Për ta ndihmuar tjetrin, s’pari duhet ta njohim veten! Për ta njohur veten duhet ta njohim Krijuesin! Për ta njohur Krijuesin, duhet të mesohemi ta vrojtojmê veten – mendimet “tona”, nga të cilat dalin idetë dhe veprimet!
Nga momenti kur të mësohemi ti vrojtojmê mendimet tona, do të shohim se shumë mendime janë të huaja dhe tê programuara që në vetëdijen tonë të veprojnë si vi-rusë!








































