Siguria në rrugë, 7 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 53 leje të pezulluara

01.11.2016 16:13:53

Drejtoria e Policisë Rrugore, vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin e  masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës.

Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë  automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa këshilluese, por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga këta:

3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,

4 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Po në këtë  kuadër janë pezulluar 53 Leje Drejtimi, nga të cilat:

11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,

33 për shpejtësi tej normave të lejuara,

9 për semafor e shkelje të tjera.

Jane vendosur 202 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

291 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 40 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,

61 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Si dhe 1.237  masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Polica thotë se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor  për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.