“Siguria” padit BKS-në në për zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv

19.09.2016 16:06:24

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Byros Kosovare të Sigurimeve, Abduselam Shkodra ka ngritur padi ndaj vendimit të këtij organi të BKS-së përmes së cilit është zgjedhur drejtor ekzekutiv i Byros Blerim Pushkolli.

Shkodra ka thënë se kërkesa e tij drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë është që të pezullohet dhe anulohet vendimi të cilin ai e quan të kundërligjshëm.

Shkodra kwtw padi e ka bwrw nw emwr tw kompanisë së sigurimeve “Siguria”.

“Sot me dt: 19.09.2016 në emër të kompanisë së sigurimeve “Siguria” kam ushtruar padi kundër Byros Kosovare të Sigurimeve, respektivisht kundër vendimit me nr.1300/16 të dt:07.09.2016, ku me anë të këtij vendimi, kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të BKS-së ka tentuar në mënyrë antistatutare dhe në kundërshtim më ligjet e aplikueshme të emëroj Drejtorin Ekzekutiv të BKS-së. Padinë i kam dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti për çështje Administrative, më kërkesën për pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e Shkodrës.

Më 7 shtator të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e BKS-së ka zgjedhur Blerim Pushkollin drejtor ekzekutiv të BKS-së.

Auditori i Brendshëm dhe kompanitë e sigurimeve e kanë kontestuar zgjedhjen e tij me arsyetimin se është shkelur statuti i BKS-së, përkatësisht neni 21 i cili thekson se për zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv nevojiten 2/3 e votave ndërkaq në rastin e zgjedhjes së Pushkollit kjo nuk është bërë./Indeksonline/