Shqipëri/ Silva Bino bën thirrjen e fortë për shqiptarët: Si ta luftojmë koronavirusin

19.03.2020 10:55:02

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, ju drejtohet të gjithë qytetarëve me një mesazh të rëndësishëm për të mposhtur koronavirusin.

Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Bino iu kërkon qytetarëve të vetëizolohen, nëse shfaqin shenja respiratore, të ruajnë distancën 1 metra me të tjerët, e mbi të gjitha të mos përfshihen nga paniku.

“Fjalën duhet ta kenë ekspertët! Ju lutem kushtojini pak minuta nga koha juaj këtij mesazhi të dr. Silva Binos #QëndroniNëShtëpi”, shkruan Manastirliu.