Simiq: Jabllanoviq u arrestua pasi e kërcënoi me armë aktivistin e Listës Serbe

04.06.2017 23:15:21

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq e ka konfirmuar arrestimin e liderit të Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Ai ka thënë se arrestimi ndaj Jabllanoviqit erdhi pasi ky i fundit ka kërcënuar me armë një aktivist të Listës Serbe pasi po vendoste postera të partisë.

“Jabllanoviq ia ka drejtuar armën aktivistit tonë dhe ka filluar të bërtas: Kjo është Kosova, kjo nuk është Serbia largoni posterat nëse nuk doni t’iu vras”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Jabllanoviq ka kundërshtuar gjatë arrestimit nga policia.

Simiq ka shtuar se përkrahësit e Jabllanoviqit janë duke protestuar kundër Listës Serbe para stacionit të policisë.