Vazhdojnë kërkimet për 11 vjeçarin e zhdukur gjatë përmbytjeve në Shkup

09.08.2016 09:03:19

Ushtria e ARM-së dhe fshatarët e fshatit Stajkovci, dhe që nga sot edhe ekipe nga Bullgaria me sondë speciale janë në kërkim të 11 vjeçarit Ivan, i cili u zhduk të shtunën pasdite, kur me traktor po kthehej me gjyshin e tij nga ferma doli nga rruga në Stajkovci.

Atje ata u ndeshën me ujin e fuqishëm dhe i ka hedhur në fushat përreth.

Uji e ka çuar traktorin në fushë, u përmbys disa herë dhe i ka mbuluar gjyshin Ivan dhe nipin 11 vjeçar Ivan.

“E kemi kërkuar fëmijën nëpër fusha, por mund të futemi atje, ka më shumë se një metër baltë. Është si të shkelësh në rërën thithëse, menjëherë fundosesh. Ka supozime se uji e ka çuar djaloshin deri në kanalin më poshtë, por kjo është pothuajse e pabesueshme se atje ka shumë folija, do ta kishin mbajtur fëmijën diku. Nën baltë kemi fuçi, imagjinoni se sa e thellë është”, ka thënë bashkëbiseduesi për portalin maqedonas telegraf.mk i cili ka marrë pjesë në kërkim të djalit 11-vjeçar.