Simiq: S`ka dialog në Qeveri, derisa një palë bën kushtëzime

18.10.2016 14:59:39

Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se me aprovimin e Ligjit për Investime Strategjike janë shkelur të drejtat e serbëve dhe e drejta ndërkombëtare.

Sipas tij, ky ligj ndërhyn edhe në pronat e kishës ortodokse serbe në Kosovë.

Simiq ka thënë poashtu se nuk ka dialog në Qeveri, derisa një palë bën kushtëzime.

Këto komente ai i bëri pas dorëzimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së Listës Serbe për ligjshmërinë e ligjit për investime strategjike, njofton Klan Kosova.