Hoti: Po negociojmë me Qeverinë e Gjermanisë për projekte në shumë prej 47 milionë euro

18.10.2016 15:03:17

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se po negocion me Qeverinë e Gjermanisë që të tërheqë për Kosovën projekte me vlerë 47 milion euro. Ai njofton se këto projekte do të zhvillohen gjatë vitit 2016-2017.

“Në Berlin po negociojmë me Qeverinë e Gjermanisë për projektet në shumë prej 47 milionë eurove që Gjermania pritet të financojë në Kosovë për vitet 2016 dhe 2017. Këto janë projekteve në trajtimin e ujërave të zeza në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, trajtimin e mbeturinave, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupcionit, efiçienca e energjisë, përafrimi i Kosovës dhe BE-në dhe fusha të tjera”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti më tej thekson se Gjermania është ndër partnerët tanë kryesorë, me një kontribut të jashtëzakonshëm drejt arritjes së qëllimeve për zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim evropian.