SHBA, lansohet raketa private për në gjithësi

18.10.2016 15:10:42

Kompania private amerikane, Antares, e ka lancuar një raketë me furnizime për Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë, dy vjet pasi nga një eksplodim ishte shkatërruar kapaciteti për lancim I kësaj kompanie.

Lancimi është kryer në një ishull në shtetin Virxhinia, ndryshe nga shumica e lancimeve amerikane, që kryhen në Kejp Karneval të Agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA.

Raketa e tipitm Orbital ATK Antares, me makinë të prodhimit të Rusisë, po bartë furnizime, që do të dërgohen në stacionin ndërkombëtar brenda gjashtë ditëve, kur atje të arrijë ekuipazhi I ri. Agjencia NASA gjithnjë e më tepër po bazohet në kompanitë private për furnizim, ndërsa disa kompani kanë lëvizur me të shpejtë për të ndërmarrë operacione turistike në gjithësi.