Simulimi i grabitjes së dy milionë eurove në rrugën e Rinasit (VIDEO 3D)

09.02.2017 22:56:40

Më poshtë mund të shihni videon në 3D të transmetuar në emisionin Opinion në TV Klan, nga grabitja spektakolare e ndodhur ditën e sotme në Rinas.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 13:24 në Qafë Kashar, në periferi të Tiranës, ku dy persona të veshur me kamuflazh mundën të marrin shtatë thasë para në vlerë të dy milionë eurove, të një banke të nivelit të dytë, të cilat transportoheshin me dy makina të blinduara për në aeroportin e Rinasit – me destinacion Vjenën.