Simulimi serb dhe e verteta absolute, janë antipode !

07.04.2019 13:52:06

Nga: Fatmir Bajraj

Ndjenja dhe inercioni serb për kalimin e Urës së Ibrit, nga Jugu n’Veri të Kosovës, nga komandot shqiptare n’kuadër të trupave të NATO-së, pjesë integrale & vitale e se ciles janë, Forcat e Armatosura të Ushtrisë Shqiptare, kanë një shpjegim socio-psikologjik n’inercion, se gjëja ; – Veriu Kosovës, i banuar me shumicë serbe (të pakicës serbe n’Republikën e Kosovës), është teritor & tokë serbe, ku prania e komandove shqiptare dhe e vetë Institucioneve të Republikës së Kosovës atje, të konsiderohet : provokim dhe paralajmrim okupimi, absurd…!? Si është e mundur të quhet okupim, prania e Institucioneve në teritorin & shtetin e vetë e sovran ? – Çfarë mbillët, dhe çfarë deshirohet t’korret me këtë logjikë rezonimi ? Mëndësia serbe, do t’mbjellë shpresën & bindjën tek pakica serbe n’Veri të Republikës së Kosovës, se pjesa matanë Ibrit është Serbi dhe jashtë “sovranitetit të Prishtinës”, dhe n’mbeshtetje të kësaj filozofije, pason edhe reagimi absurd, por perfid dhe i kalkuluar mirë. Në anën tjetër : Do t’a bindë KFOR-in n’kuadër të NATO-së dhe prezencën nderkombëtare n’Kosovë, dhe jo vetëm n’Kosovë por edhe Brukselin e Washingtonin, se Serbia ka sovranitetin faktik & real n’Veri të Kosovës, dhe ruanë “legalisht” (Kushtetuta e Serbisë) edhe t’drejtën në sovranitetin mbi Kosovën, absurdi tjetër…! Regjimi i pandryshuar hegjemonist i Beogrdit zyrtar të Vuqiq & Daqiqit, njësoj sikur ai i Millosheviq & Sheshelit, Kosovën e shohin dhe trajtojnë si “djepin shtetit mesjetar serb”, të okupuar me agresion ushtarak nga Aleanca Verio-Atlentike (NATO-së) me 1999, dhe ky okupim i pa drejtë (sipas tyre), është i përkohshëm dhe ri-kthimi i sovranitetit serb, të rrëmbyer nga armiku (NATO), është real dhe i pa-shmangshëm, edhe ky një absurd : sui-generis ! Reagimi i NATO-së, permes KFOR-it n’Kosovë, si përgjigje ndaj deklaratave të pakicës serbe n’Kosovë dhe të vetë Serbisë, është absolutisht adekuat dhe profesional, por asesi ekuivalent me logjikën dhe frymën e mykurë t’mendësisë mesjetare serbe, atje ku i ka ngelë ora e logjikës megallomane ; pushtuese & dominimit ! Republika e Kosovës, është n’Veri, njësoj si n’Jug të Ibrit, ku Institucionet legale të saja , kanë detyrim kushtetues shtrirjën e sovranitetit n’gjithë teritorin, andaj kontestimi i kamufluar serb dhe i Serbisë, është absurd dhe i papranueshëm. Pavarësia e koordinuar e Kosovës së 17 shkurtit, dhe Kushtetuta e saj n’perputhje me planin nderkombëtar (Pakon e Ahtisarit), me kompromise t’dhimshme që njeh Kosovën si shtet multietnik, përkundër faktit se është e banuar nga një shumicë absolute shqiptare (mbi 95%), dhe vendimi i GJND-së për vlerëshmerinë e shpalljës së aktit të pavarësisë, të kerkuar nga vetë Serbia, është Muri të cilin s’mund, dhe s’do lejohet t’a kaloj Serbia…! Sa për PAN-in ; shpetimin e “lekurës & pushtetit” të tij, Serbia ndoshta do lëshohej deri n’Ibër, por ; e drejta nderkombëtare dhe vullneti i palekundur i popullit shqiptarë, shumicë e Kosovës si bartës i sovranitetit të shtetit, nuk do lejohet realizimi i projekteve anti-shqiptare e anti-Kosovë, nga kushdo çoftë. Andaj, simulimeve të tilla serbe, duhet përgjigjur me maturi dhe vendos’shmeri institucionale & shtetërore. Kosova është unitare, një dhe e pandashme…!