Sirianët po e vendosin Donald Trumpin në fotot e tyre të profilit, për t’iu falënderuar atij

07.04.2017 22:25:21

Në 24 orët e fundit, raketat e sulmeve amerikane kanë vrarë një numër trupash siriane.

Sulmi u fokusua në një bazë ajrore të qeverisë, një lokacion që mendohet se është burimi i armës kimike me të cilën u sulmuan civilë sirianë, ku mbetën të vdekur rreth 100 prej tyre.

Donald Trump njoftoi se autorizoi sulmin, duke e quajtur Presidentin Assad një “diktator”. Në vazhdën e sulmeve, sirianët janë duke i ndryshuar fotografitë e profileve të tyre për të falënderuar aksionet e Trump.

1 orë më parëKjo foto e Trump po krahasohet me një foto të Obamas të vitit 2011 (Foto)

Në përshkrimet e fotografive me Trump zakonisht po thuhet “Të duam”, thuhet sipas Independent, një shenjë kjo mbështetjeje për veprimet e Trump.